Esat Kamberi
Ka kryer Fakultetin Filozofik - Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe ka ndjekur Sociologjinë e kulturës në Beograd. Ishte arsimtar dhe drejtor shkolle, gazetar dhe zëvendës kryeredaktori i gazetës “Zëri i rinisë”, Ndihmës i Sekretariatit Krahinor për ASH e Kulturës të Kosovës.
Ishte bursist i Qeverisë së Francës për tri vite për të ndjekur Seminaret e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës franceze në Antibe Monpelje dhe Lion. Ishte përfaqësues i Kosovës në Entin Federativ për Marrëdhënie me Botën e Jashtme të RSF të Jugosllavisë dhe anëtarë i Komisionit të UNESCO-së për Jugosllavi nga Kosova.
Ishte anëtarë i Këshillit Drejtues të Lojërave Verore në Dubrovnik dhe i Këshillit Drejtues të Festivalit Jugosllav të Filmit në Pulë të Kroacisë.
Veprimtaria krijues - letrare dhe publicistike
Bashkëpunoi me gazeta e revista si: Rilindja, Zëri i rinisë, Shkëndija, Jedinstvo, Bota sot, Koha ditore, Jeta e re, Fjala, Novi zivot, Stermljenja, Kulturni zivot, Radnicke Novine, etj.
Romane:
- Trilogji i lire, I,II,III, - FAIK KONICA - Prishtinë, 2026
- Hijet e natës - BREZI 81 - Prishtinë - 2011
- Vite të mbrapshta Dardane, LENA-GRAFIK - Prishtinë, 2023
Publicistik:
- Përmbledhje ligjesh dhe akte nënligjore nga kultura - Prishtinë, 1979
- Kultura dhe këmbimi i lirë i punës - RILINDJA, 1984
- Etnokulturocidi në Kosovë - Tetovë, 1999
- Monografi - Morava Epërme ndër shekuj - Prishtinë 2016
- Kosova mes Lindjes e Perëndimit - LENA-GRAFIK - Prishtinë 2023.
Ka deponuar 20.000 faqe materiale arkivore në Fondin “ESAT KAMBERI” në Arkivin e Kosovës.
Jeton dhe vepron në Prishtinë, me familje.
Biblioteka
Shfletoni bibliotekën e veprave të Esat Kamberit. Veprat e plota të botuara janë falas për t'u lexuar. Çdo titull hapet si PDF.
Shkruani autorit
Për pyetje rreth veprës së Esat Kamberit, ose për të ndarë një mendim mbi ndonjë nga librat, kontaktoni autorin.